from €399
Book Now

 Super Turi Amsterdam – Kujdes 6 Vendet e Fundit 

Not Rated
Created with Sketch.

Duration

Created with Sketch.

Tour Type

Daily Tour

Created with Sketch.

Group Size

Unlimited

Created with Sketch.

Languages

___

Overview

Date: 20 Mars 399€

Guida te plota: Amsterdam

Ne cmim perfshihet:
Fluturim direkt nga Tirana, vajtje – ardhje
3 nete akomodim ne hotel me 4*
Te gjitha transfertat me mjet komod
Shoqerues shqiptare gjate gjithe udhetimit

Programi:
DITA E PARË :Takimi me stafin tone ne Aeroportin “Nene Tereza” perpara fluturimit , ne oren 09:40 nis fluturimi direkt per ne Aeroportin Schiphol Amsterdam , mberritja ne oren 12:30 ne mesdite. Pas procedurave takimi me autobusin vendas , vazhdojme per ne qytetin e Haarlem ku do te kemi nje qendrim te shkurter ne zonen qendrore te qytetit. Kohe e lire per te konsumuar dreken. Pas vizites ne Harlem shkojme ne qender te qytetit te Amsterdamit ku do te njihemi me qendren. Darka ne Amsterdam. Me pas transferimi në Hotel. Sistemimi dhe qendrimi i lire.

DITA E DYTË :Mëngjesi në Hotel. Do te fillojme vizitat me autobus nga monumentet historike ne qender deri te arkitektura moderne e shekullit te 21. Ku pikat kryesore qe do te vizitojme do te jene Sheshi i Muzeumeve ku do te keni mundesi te shikoni ne brendesi te nje nga muzeumet si Rijksmuseum , Van Gogh Museum , Anne Frank House, Stacioni i Trenit me i vjeter ne Europe, Shtepite e Marsejse, Tregu i Vjeter i Luleve te Tulipaneve, Kanali Singel.
Do te vazhdojme per ne Sheshin Dam (Sheshi i Ri) ku gjate rruges do te ndalojme per vizite ne Pallatin Mbreteror, Madam Tussauds. Opsionale shetitje me anije 18 Euro/personi.
Vizite ne Qytetin e Vjeter (Oudekerk), e cila na nxjerr ne rrugen e Red Light District dhe tek Muzeu i Hashashit. Me pas vizite ne Sheshin Rembrand mjaft i njohur per si lagjia e Aktoreve dhe Kengetareve. Darka e lire. Akomodimi ne hotel.

DITA E TRETË :Mëngjesi në Hotel. Do të fillojmë udhetimin tonë në qytetin aristokratik të Hagës, ku ndalesa e pare do te jete ne Gjykaten Nderkombetare te Hages. Vazhdojme vizitat drejt zones historike te qytetit si Sheshin Mbreteror, Pallati i Vjeter Mbreteror , Bashkia e Vjeter. Dreka ne Hage ne rrugen kryesore te qytetit ku ndodhen restorantet karakteristike te zones.
Destinacioni i rradhes eshte Roterdami. Ndalesa e pare eshte ne Roterdamin e Ri ne Uren e famshme te qytetit, Fabrika e Vjeter e Anijeve, Shtepia Kubike, White House (Hoteli me i vjeter ne Europe), Bashkia e Qytetit dhe Qendra e Vjeter dhe Kulturore e Roterdamit. Kthimi ne Hotel me autobus. Akomodimi ne hotel.

DITA E KATËRT :Nisja per ne Aeroportin e Schiphol. Fluturimi linje direkte nga Amsterdam ne oren 07:20 per ne Tirane ne oren 09:55 mberritja. Fundi i sherbimit tone.

View More

Tour's Location

Created with Sketch.
from €399

You might also like

Get Updates & More

Thoughtful thoughts to your inbox